Një akt i vogël mirësie, për një nënë që s’mund t’i blinte fëmijëve

 Një akt i vogël mirësie, për një nënë që s’mund t’i blinte fëmijëve

“Është fundi i muajit dhe nuk kisha shumë para, më kishin mbetur veçse 50 paund. Nuk jam mir financiarisht, sidomos kohët e fundit. Mundohem të jem bujare me të tjerët apo me dikë që ka nevojë për ndihmë”

Kështu është shprehur Françeska, nëna e dy fëmijëve të mitur, e cila kishte shkuar në supermarket për të blerë ushqime me vajzën 7 vjeçe e të birin 4 vjeçar. Teksa kalonte ushqimet në kasë, kuptoi se fatura e kishte tejkaluar 50 paundëshin. Kishin mbetur jashtë buka, një sërë perimesh dhe disa ëmbëlsira për fëmijët. Nëna i thotë kashierit që t’i heqë nga fatura disa asortimente, përfshi dhe ëmbëlsirat për të vegjlit.

Një grua që priste në radhë, pa që 4 vjeçari u mërzit që nuk do të hante ëmbëlsira dhe iu afrua Françeskës për t’i thënë se do t’i paguante ajo ëmbëlsirat e fëmijëve. Kur pa se kishte një sërë ushqimesh që Françeska s’mund t’i merrte, gruaja i tha se do t’ja paguante po ashtu dhe asortimentet e tjera.

E kam provuar edhe unë këtë situatë, i kishte treguar zonja nënës së dy fëmijëve, duke i thënë se ishte shumë e lumtur që do të mund ta ndihmonte me pagesën në market.

Françeska e falenderoi përzemërsisht zonjën. Ashtu bënë dhe fëmijët e saj, të lumtur se do të mund të kishin ëmbëlsirat e tyre të preferuara.

Historia në fjalë u përcoll si lajm nëpër mediat e Britanisë, pasi edhe një akt mirësie, sado i vogël qoftë, nuk është kurrë i çuar dëm