Ngjarje e trishtë, gjendet e pajetë në oborrin e shtëpisë një e moshuar në Sarandë

 Ngjarje e trishtë, gjendet e pajetë në oborrin e shtëpisë një e moshuar në Sarandë

Një grua 88 vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në Cukë të Sarandës. E moshuara kishte ngrirë në oborrin e shtëpisë pasi trupi i saj ka qëndruar jashtë përgjatë natës.

Trupi i të ndjerës është gjetur nga infermierja e fshatit, siç raportoi media. Gruaja jetonte e vetme në banesë, pasi fëmijët e saj janë të gjithë në emigracion në Greqi.

Pas këqyrjes së trupit, hetuesit nuk kanë vënë re shenja të dhunës dhe besohet se vdekja e të moshuarës ka qenë natyrale.

Trupi i të ndjerës u transportua në morg, ku do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun konkret të vdekjes.