Pamjet dramatike, ndërhyrja heroike e oficerëve për ta shpëtuar gruan nga makina në flakë

 Pamjet dramatike, ndërhyrja heroike e oficerëve për ta shpëtuar gruan nga makina në flakë

Momente tensioni, të paktën tre bombula për fikjen e zjarrit e në fund, guximi për të shqyer derën për t’i shpëtuar jetën një gruaje që po digjej në makinën e saj.

Media amerikane ka publikuar pamjet që kapën kamerat trupore të disa oficerëve të guximshëm, të cilët arritën t’i shpëtojnë jetë një gruaje, e cila ishte aksidentuar me makinë.

Fillimisht oficerët nisin të përdorin shuajtësit e zjarrit, tre prej tyre, por flakët nuk mbaronin. Më tutje ata detyrohen të shqyejnë njërën derë të automjetit dhe arrijnë të nxjerrin gruan e plagosur në aksident.