Një grup shqiptarësh shpëtojnë një foshnje 7 muajshe

 Një grup shqiptarësh shpëtojnë një foshnje 7 muajshe

Disa shtetas shqiptarë që jetojnë në Athinë, kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një foshnje të vogël që rrezikoi të mbytej nga i ati.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në një prej rrugëve të kryeqytetit, ndërsa burri që mbante në krahë fëmijën 7 muajsh po debatonte me të shoqen. Në mes të debatit, burri shfaq shenja agresiviteti dhe nis të mbysë fëmijën. Gruaja nis të bërtasë për ndihmë. Fatmirësisht aty ndodhej një grup emigrantësh shqiptarë të cilët kanë neutralizuar burrin dhe i kanë marrë foshnjen për t’ja dhënë të ëmës.

Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka vënë në pranga autorin. Ngjarjen e raportoi në media Top Channel, e cila përcolli dhe disa pamje nga një kamera sigurie që kishte kapur momentet dramatike.

Gruaja dhe fëmija u morën në mbrojtje dhe u dërguan në një strukturë akomoduese për viktimat  dhunës në familje.