Historia prekëse e një 19 vjeçari, nga paraliza e këmbëve tek mbajtja e premtimit që i dha mësuesit

 Historia prekëse e një 19 vjeçari, nga paraliza e këmbëve tek mbajtja e premtimit që i dha mësuesit

Burrë e grua, Majk e Trejsi, besonin se koha i shëron të gjitha plagët. Por ky besim u venit kur vjeshtën e vitit të kaluar, djali i tyre 18 vjeçar pësoi një aksident gjatë një loje sporti dhe mbeti i paralizuar nga këmbët.

Bota i ra mbi kokë prindërve të Xhejkut, kur mësuan se i biri me gjasë nuk do të mund të ecte më dot kurrë.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, për të vizituar 18 vjeçarin shkon drejtori i gjimazit. Atë ditë, mbase nga shpresa apo nevoja për pozitivitet, Xhejku i bëri një premtim mësuesit, duke i thënë se në ditën e diplomimit të maturës, diplomën do të vinta ta merrte ai personalisht, duke u çuar në këmbë.

“Nuk më kujtohet e gjithë biseda, por mbaj mend t’i kem thënë drejtorit “Ditën e diplomimit unë do jem duke ecur”

“Do ishte e mrekullueshme”- i kishte thënë drejtori i shkollës.

Muajt kaluan dhe 18 vjeçari nisi të bëjë terapi. Nga ajo që i kërkohej nga mjekët, Xhejku bënte e shtynte edhe më tej me shpresën se një ditë, ai do të mund të çohej në këmbë.

“E kisha ndarë mendjen dhe do të bëja gjithçka për të arritur aty”-shpjegoi Xhejku për CBSnews.

9 muaj punoi 19 vjeçari dhe kur erdhi dita e diplomimit nga gjimnazi, ai u çua në këmbë dhe bëri 30 hapat e tij të parë.

“Ishte një ndër momentet më speciale që unë kam provuar ndonjëherë”-tha i ati, ndërsa pamjet e atij momente, i gjeni në kronikën e mëposhtme: