Një grup të rinjsh shpëtojnë nga rreziku dy të mitur në plazhin e Sarandës

 Një grup të rinjsh shpëtojnë nga rreziku dy të mitur në plazhin e Sarandës

Një grup pushuesish kanë mundur të ndihmojnë dy fëmijë të mitur, rreth 10 vjeçarë, të cilët e kishin vënë veten në rrezik, duke shkuar në thellësi në plazhin e Sarandës.

Të pajisur me komerdare, dy fëmijët kishin kaluar perimetrin e lejuar për not dhe pas disa minutash kanë kërkuar ndihmë. Një grup të rinjsh, kanë notuar drejt tyre dhe i kanë larguar nga uji fëmijët.