Pamjet video, burri rrezikon të miturin duke e mbajtur ulur në skuter elektrik

 Pamjet video, burri rrezikon të miturin duke e mbajtur ulur në skuter elektrik

Në jo pak raste skuterët elektrikë janë bërë shkas për aksidente rrugore.

Një rast shqetësues është raportuar në rrjetet sociale në Prishtinë, atje ku një burrë që udhëtonte me skuter, mbante fëmijën nga prapa, duke ia rrezikuar jetën.

Pamjen e ka xhiruar me celular një qytetar, ndërsa i mituri shihet teksa mbahet në këmbët e të rriturit.