Vlorë, 51 vjeçari përplas me makinë dy të mitur, largohet nga vendi i ngjarjes

 Vlorë, 51 vjeçari përplas me makinë dy të mitur, largohet nga vendi i ngjarjes

Një 51 vjeçar ka goditur me makinë dy të mitur në Vlorë, ndërsa fill pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka shpallur në kërkim burrin, ndërsa dy të miturit kanë shkuar në spital.

Fatmirësisht djemtë, 15 e 17 vjeçarë, nuk kanë marrë lëndime serioze dhe janë larguar në banesë.

“Policia ka shpallur në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.