Pamjet dramatike, i riu i shpëton jetën burrit që kishte rënë në shinat e trenit

 Pamjet dramatike, i riu i shpëton jetën burrit që kishte rënë në shinat e trenit

Një student ka mundur të ndihmojë një burrë i cili ishte rrëzuar në shinat e trenit dhe nuk mundej të ngrihej dot prej aty. Gjithçka ka ndodhur pak sekonda përpara se treni të vinte në stacionin e metrosë.

Studenti i quajtur Bryce Demopoulos, student i Universitetit Cornell, ishte së bashku me një mikun e tij në momentin kur ka parrë burrin të rrëzohej.

I riu zbriti në shinat e trenit dhe mundi të largojë prej aty burrin, pak para se treni të vinte në stacion.

Një grua arriti të bëjë video me celularin e saj, në momentin kur pa se studenti zbriti në shina për të ndihmuar burrin.

“Jam e befasuar ende nga mirësia, kujdesi dhe sjellja e atij djali, i cili rrezikoi veten për të ndihmuar dikë.”-tregoi gruaja, e cila punonte në stacionin e trenit.

Pasi i shpëtoi jetën, i riu i bleu një shishe ujë burrit dhe u mundua ta qetësonte.

“Ishte gjëja e duhur për t’u bërë”-tregoi studenti që ndihmoi burrin.