Një histori përlotëse, ky mësues shiti sanduiçë për t’i plotësuar dëshirën nënës me kancer

 Një histori përlotëse, ky mësues shiti sanduiçë për t’i plotësuar dëshirën nënës me kancer

Çfarë mund të bëjë njeriu për nënën? Mbase edhe fjala “gjithçka” duket e pakët.

Njëlloj si rasti i këtij të riu, i cili punon si mësues në një gjimnaz. Kur ai mësoi se e ëma ishte me kancer e gjithë bota i ra përmbys. E me sëmundjen, përkujdesi i Dastinit për të ëmën u shumëfishua. I kishte premtuar të ëmës se do ta çonte në një udhëtim drejt Egjiptit. E ëma kishte patur përherë dëshirë për të parë piramidat e bukuritë e Egjiptit.

Dastin kishte dëshirë që në Egjipt të çonte të gjithë familjen e tij të afërt, plot 14 vetë e meqenëse kostoja shkonte në afro 10 mijë dollarë, ai kishte nisur të gatuante e shiste sanduiçë. Fillimisht miqtë e të afërmit ishin klientët e parë, por më tutje historia e Dastinit u përcoll në rrjetet sociale. Kur njerëzit mësuan se gjithçka bënte ky i ri, ishte vetëm për t’i plotësuar dëshirën nënës së sëmurë, dhjetëra njerëz filluan të vijnë në shtëpinë e tij. Njerëzit blinin sanduiçin dhe i uronin fat Dastinit. Fundja nëna e tij kishte një sëmundje të pashërueshme, e cila herët e vonë do t’i merrte jetën.

Për 6 javë, Dastin arrin të mbledhë 18 mijë dollarë dhe dërgon të gjithë familjen në Egjipt. Edhe atje autoritetet duke parë gjendjen e Glorias (nëna e Dastinit) u përkujdesën gjatë udhëtimit të saj tek piramidat. Madje e lejuan të vizitonte sfinksin edhe pse në atë periudhë nuk ishte hapur ende pr vizitorët.

“Vazhdimisht mami më thoshte, se ishte udhëtimi më i bukur i jetës së saj”-tregon Dastin, i biri.

Me t’u kthyer në SHBA, Gloria u transferua në spital dhe ndërroi pak javë më vonë.

“Sikur ta kishit parë atje në Egjipt, do thonit se ajo ka jetë edhe për 3 apo më shumë vite… por e vërteta është, se jetoi edhe për 3 javë”-tregon i biri.

Pas ardhjes në SHBA e hospitalizimit, Gloria kërkoi ta dërgonin në shtëpi. Ajo ndërroi jetë në banesën e saj, e rrethuar nga familjarët, në moshën 56 vjeçare.

Tashmë i biri po mendon që të hapë një restorant në emër të së ëmës e po ashtu është në pritje të një fëmije, që sërish do ta quajë si e ëma. E kur gazetari e pyet se çfarë e shtyu të bënte gjithçka, Dastin u shpreh shkurtimisht “Vetëm nëna ime, vetëm dashuria për nënën time”