Një histori përlotëse! Si i shpëtoi jetën mikes së saj të ngushtë, ky burrë zemërmirë

 Një histori përlotëse! Si i shpëtoi jetën mikes së saj të ngushtë, ky burrë zemërmirë

Për dekada me radhë Denisa Kostantin me të shoqin kanë qenë miq të ngushtë me Çarli Adamois dhe të shoqen Pegin. Por ajo që nisi si një shaka në një prej takimeve të tyre, u kthye në arsyen se përse Denisa është gjallë sot.

Denisa Konstantin me te shoqin dhe vajzen

Denisa ka lindur me një sëmundje në veshkë, e cila me kalimin e viteve është përkeqësuar ndjeshëm.

“Isha në atë pikë që nëse nuk do të gjehej një dhurues, do të detyrohesha të përfundoja në dializë… derisa veshka të mos funksiononte më. Pritja në të tilla raste zgjat deri në 7 vite”-tha Denisa.

Por historia e familjes së Denisës është po ashtu e trishtë. Vëllai i saj i dha një veshkë të atit, pasi ai ishte i prekur nga e njëjta sëmundje. Edhe një prej fëmijëve të Denisës ka të njëjtën sëmundje.

“Një prej vëllezërve të mi i dhuroi babait veshkën pasi ishte sëmurë. Një tjetër vëlla ka vetëm një veshkë…dhe kështu, kemi mbetur pa ndihmuar dot njëri tjetrin”-tha Denisa për median amerikane.

Çarli me te shoqen Pegin

Por gjithçka ndryshoi falë mikut të ngushtë të Denisës. Një ditë dy çiftet kishin dalë dhe po diskutonin për gjendjen shëndetësore të Denisës. Çarli i thotë me shaka të shoqes se po të dojë mund t’ja japë ai një veshkë.

Por shakaja shumë shpejt u kthye në diçka më serioze. Çarli bëri analizat e nevojshme dhe mrekullisht, rezultoi se mund ta bënte dhurimin (veshkat përputheshin me trupin e shoqes së saj të ngushtë).

“E thashë si shaka por në fakt fjalët më dolën nga zemra. Nuk e mendoja kurrë se veshka ime do të përputhej”-tha Çarli.

Por të thënit nga të bërit, i ndan një det… dhe ky burrë zemërmirë e mori përpara detin. Iu desh të dobësohej rreth 20 kilogramë dhe të mbante në formë trupin për të përballuar jo vetëm operimin por edhe për t’i dhënë Denisës një veshkë në gjendje sa më të mirë. Për disa muaj Çarli i hyri dietës dhe testimeve, kjo pasi në familjen e tij sëmundja e diabetit është e zakonshme.

Në 10 maj, të dy hynë në operim. Një burrë me zemër të madhe dhe një grua që jetën e kishte të lidhur pikërisht me këtë akt.

Operimi shkoi me sukses, por gjendja shëndetësore e Denisës nuk ishte e mirë fillimisht. Denisa pati komplikacione në zemër, derisa trupi iu mësua me organin e ri. Pa çka problemeve, Denisa mund të rikuperohet dhe të shkojë në shtëpi… atje ku e vizitoi dhe miku i saj i ngushtë, me të cilin nuk ndan veçse një dashuri si vëllai me motrën, por edhe një palë veshka.