Portrete të natyrës dhe njeriut! Rrugëtimi 210 ditor i një fotografi në kontinentin aziatik

 Portrete të natyrës dhe njeriut! Rrugëtimi 210 ditor i një fotografi në kontinentin aziatik

Për mendjen e sytë e njeriut, një moment fare kollaj mund të bjerë në humnerat e kujtesës, por ndryshe ndodh me një foto që e ‘kap rob’ momentin.

Në këtë artikull, do të gjeni disa foto të shkrepura nga fotografi Dima Gilitukha. Ai udhëtoi për 210 ditë në kontinentin aziatik, në kërkim të kapjes së momenteve. Fotot e tij u publikuan në Depositphotos dhe janë me të vërtetë të mahnitshme.

Fotografi ka arritur të kapë portrete të natyrës e njerëzve në Azi. Madje gjatë udhëtimit të tij, fotografi qëndroi për disa ditë edhe me një sërë tribush në Vietnam, ku solli pamje krejt të veçanta.