Një lajm i trishtë! Pas 10 ditësh në koma, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali

 Një lajm i trishtë! Pas 10 ditësh në koma, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali

Të premten e 11 qershorit, 29 vjeçari Stiliano Filipi do të pësonte një aksident, teksa po drejtonte motoçikletën e tij. U përplas me një furgon. I riu po vinte nga Bellano dhe i drejtohej Valvarrones-s.

Plagët ishin të shumta. 29 vjeçari u shtrua menjëherë në spital. U transportua me helikopter. Kur i riu mbërriti tek mjekët, këta të fundit lajmëruan familjarët dhe miqtë e tij se kishte pak shpresa. Stiliano qëndroi 10 ditë në koma dhe fatkeqësisht u shua.

29 vjeçari ishte shqiptar me origjinë dhe ikja e tij e parakohshme ka qenë një lajm i hidhur për të gjithë komunitetin. Në kujtim të tij, një mik i të riut shkruajti këtë mesazh, të cilin e ka përcjellë media italiane

“Është e vështirë të kuptosh se çfarë zbrazëtie mund të lërë një njeri, veçanërisht mes miqve. Na mungojnë batutat, buzëqeshja, imitimet e bukura që ai bënte. Mungon ai premtimi që do të realizohej në fund të verës por që sot nuk ka më rëndësi. Por mbi të gjitha, na mungon ti.

Udhëtim të mbarë Stili (Kështu e thërrisnim të gjithë). Mik, vëlla dhe një njeri me shpirt të mirë. Shpresoj që një ditë të ndalosh në atë vend ku je tani dhe t’i hedhësh një sy veçanërisht prindërve të tu dhe të gjithë atyre që të kanë dashur.

Një kujtim e përqafim i madh për familjen. Dhe një përqafim akoma më i fortë për nënën e babain”