Një mijë mesazhe pozitive, i shpërndajnë fëmijët e Lezhës

 Një mijë mesazhe pozitive, i shpërndajnë fëmijët e Lezhës

Është zhvilluar këtë të premte në Lezhë një traditë e bukur, Dita e Buzëqeshjes. Fëmijët e klasës së pestë në shkollën “Besëlidhja” nën petkun e veshjeve popullore kanë udhëtuar nëpër rrugët, institucionet e bizneset e qytetit, për të dhuruar disa mesazhe shpresëdhënëse

Të përgatitura në disa “pergamena”, fëmijët të ndihmuar nga mësuesit kanë përcjellë mes njerëzve mesazhe të gëzueshme.

Iniciativa është mbështetur nga biblioteka e qytetit e prindërit e fëmijëve. Kërkesa e fëmijëve në këmbim të mesazheve të tyre ishte e thjeshtë, më dhuro një buzëqeshje.

Fëmijët kanë arritur të shpërndajnë mëse 1 mijë mesazhe.