Një në 200 milionë! Rasti i rrallë i lindjes së trinjakëve identikë

 Një në 200 milionë! Rasti  i rrallë i lindjes së trinjakëve identikë

Mjeku na tregoi se përgjatë 25 viteve të punës së tij, nuk kishte hasur një rast me trinjakë identikë të cilët ndanin të njëjtën placentë, gjë që është shumë e rrallë”

Kështu kujton kjo 34 vjeçare, e cila mësoi se do të sillte në jetë trinjakë identikë, një rast që sipas mjekësisë mund të ndodhë, një në 200 milionë raste.

Lindja e trinjakëve qe e vështirë. Djemtë lindën në harkun kohor të 20 minutave dhe qëndruan për afro 6 javë në spital.

Pavarësisht vështirësive, Xhina e Kreg tashmë kanë mundur t’i marrin në shtëpi trinjakët, duke e konsideruar kujdesin për të si punën më të vështirë e njëkohësisht të bukur që kishin bërë ndonjëherë në jetë. Shumë shpejt fëmijët festojnë dhe 1 vjetorin e lindjes, një lindje “1 në 200 milionë”…

“Djemtë kaluan sprova të vështira qëkur erdhën në këtë botë dhe për ne do të jetë një festë e madhe kur të organizojmë njëvjetorin e tyre.”-tha babai i trinjakëve.

“Të qenit nëna e trinjakëve është ‘puna’ më e mirë e jetës sime… edhe pse  e vështirë dhe e lodhshme, sërish e dashuroj këtë punë”-shpjegoi nëna e trinjakëve.

Burimi: BBC