“Ishte ëndrra ime më e madhe” Lot gëzimi për 4 jetimët, nga terri varfërisë në një banesë të re

 “Ishte ëndrra ime më e madhe” Lot gëzimi për 4 jetimët, nga terri varfërisë në një banesë të re

Pjesëtarët e familjes Vladi provuan vuajtje e dhimbje që askush nuk duhet t’i përballojë.

Me humbjen e babait të tyre gushtin e vitit të kaluar, situata ekonomike për Adelinën e fëmijët e vegjël u bë edhe më e madhe. Kësaj nëne iu desh të rrisë e përkujdeset e vetme për 4 fëmijë, ndërsa vetë ishte shtatzënë me fëmijën e pestë.

“Shqiptarët për Shqiptarët” e përcollën disa ditë më parë rastin e familjes Vladi dhe falë bamirësisë së shqiptarëve, u bë e mundur mbledhja e një fondi për t’i blerë një banesë jetimëve dhe nënës së tyre.

Emisioni i transmetoi live (shiko këtu videon) emocionet e futjes së fëmijëve e nënës së tyre në shtëpinë e re, ndërsa njëra nga vajzat, Suela, tha se ëndrra e saj më e madhe u bë realitet.

Vajza: Unë ju falenderoj shumë nga zemra që më ndihmuat, më bëtë me një shtëpi… kjo ishte ëndrra ime më e madhe

Fatma: Kjo do të jetë shtëpia jote, ti do të jetosh këtu e lumtur me motrat, me vëllain e me mamin…

Nëna: Zoti ju ruajt juve, të gjithë shqiptarëve që na ndihmuan. Ju falenderoj shumë, nuk kam fjalë…

Nga kjo ngjarje e bukur kanë kaluar tashmë disa ditë. Adelina na njoftoi se ajo ka sjellë në jetë foshnjen e saj. Falë bamirësisë së shqiptarëve, i porsalinduri do të mund të jetojë i qetë me motrat e vëllanë në një shtëpi, dhuruar me zemër, nga bashkimi i shqiptarëve bamirës.