Një parashutist rrëzohet në plazhin e Vlorës, momenti kur pushuesit i shkojnë në ndihmë

 Një parashutist rrëzohet në plazhin e Vlorës, momenti kur pushuesit i shkojnë në ndihmë

Një parashutist është lënduar këtë të dielë në plazhin e Vlorës, teksa diçka ka shkuar keq në momentin e uljes së tij në tokë.

Kanë qenë pushuesit të cilët kanë shkuar për t’i dhënë ndihmë burrit. Portali JOQ ka publikuar pamjet video, ku shihet burri i shtrirë në tokë.

“Mos e lëvizni shumë, çfarë i dhemb? Qafa? Mos e lëvizni shumë se mos ka frakturë,”-dëgjohet në video.

Dy ditë më parë një parashutist u përplas me një palmë dhe u rrëzua, po në Vlorë. Ky i fundit pati fraktura në trup.