Një portal mes dy qyteteve

 Një portal mes dy qyteteve

Duket si ndonjë nga ato veprat e filmave fantashkencë, ku ka portale për botë e dimensione të tjera.

Por në Vilnius të Lituanisë dhe Lublin të Polonisë, janë vënë me të vërtetë të tilla portale, që lidhin vizualisht dy qytetet mes tyre.

Nisma është marrë nga autoritetet e Vilnusit, si një formë krejt e veçantë për të promovuar turizmin në zonë (ku është vendosur portali)

Benediktas Gylys, krijuesi i ‘Portalit’ tregoi se ngriti në këmbë një strukturë 11 tonëshe betoni që në mes ka një strukturë që përcjell pamje live, duke bërë kështu një komunikim instant mes dy qyteteve.

“Portali trasnmeton pamje live në të dyja qytetet, në mënyrë që njerëzit të mund të ndërveprojnë mes tyre në kohë reale. Portalet, të dyja, kanë kushtuar afro 130 mijë euro”-tha krijuesi i ‘Portalit’.

Kjo gjetje krejt e veçantë u financua nga autoritetet e Vilnius, si pjesë e një konkursi për të promovuar turizmin, në një kohë kur pandemia dhe kufizimet në fluturime kanë sjellë pasoja serioze për sektorin.