Një “re” e madhe me zogj bie në tokë, kamera e sigurisë regjistron pamjet e habitshme

 Një “re” e madhe me zogj bie në tokë, kamera e sigurisë regjistron pamjet e habitshme

Qindra zogj (kokëverdhë), u filmuan nga një kamera sigurie teksa ranë në tokë. Dhjetëra prej tyre ngordhën, teksa grumbulli i madh i tyre ‘nxin’ hapësirën e fillmuar nga kamera e sigurisë.

Ngjarja e habitshme ndodhi në një qytet të Meksikës dhe la gojëhapur shumë njerëz. Mënyra sesi tufa e zogjve zbret poshtë, i përngjan një shtëllunge të madhe tymi të zi që më tutje shpërhapet në hapësirë.

E sipas gazetarës lokale atje, e cila raportoi e para ngjarjen e pazakontë, gjasat janë se incidenti mund të ketë ndodhur për shkak të niveleve të larta të ndotjes, prej përdorimit të tepër të djegësve e agrokimikateve në zonë. Ndërkohë në median sociale shumë shkruanin se zogjtë janë goditur nga një ngarkesë, ardhur nga kabllo që përdoren për teknologjinë 5G.

Media britanike “The Guardian” pyeti një ekspert të ekologjisë, i cili pasi pa videon argumentoi se mund të ketë ndodhur që një shpend grabitqar të ketë sulmuar tufën e zogjve të cilët kanë qenë duke fluturuar në lartësi të ulët