Të dy jetimë…  këta të moshuar janë martuar 91 vite më parë

 Të dy jetimë…  këta të moshuar janë martuar 91 vite më parë

“Kjo grua këtu, është e para dhe e fundit grua në jetën time.”

Kështu thotë Zekaria, i cili lindi në Jemen, në një familje të varfër hebreje. Zekaria ka jetuar mëse 100 vjet në këtë botë dhe me të shoqen, Shama-n, kanë një histori krejt të veçantë. Këta të moshuar kanë plot 91 vite që janë martuar.

“Ne u rritëm jetimë. Unë e im shoq nuk i kishim nënat tona.”-shpjegon Shama.

E në atë kohë, thuajse 1 shekull më përpara, ndodhte shpesh që jetimët të martoheshin herët. Zekaria e Shama u martuan kur isin ende fëmijë, respektivisht 12 e 10 vjeç. Jetuan një jetë të vështirë, siç thot Shama me një shprehje të vjetër…”Ne nuk kemi “lëpirë mjaltë” në jetë. Kemi vuajtur. Nuk kishim shtëpi. Rregulluam një stallë për kafshë dhe aty jetuam…”

Në vitin ’48 të dy u larguan drejt shtetit të ri të Izraelit. U bënë prindër të 11 fëmijëve.

“Nuk u mbaj dot më emrat fëmijëve, shumë fëmijë kemi bërë”-tregon me nota humori Zekaria. Tashmë këta të moshuar kanë plot 64 nipa/mbesa e stërnipa/stërmbesa.

Gazetari i BBC-së e pyet se cili është sekreti i tij për një martesë që ka zgjatur thuajse 1 shekull…

“I madhi Zot e ka sjellë time shoqe tek unë… unë isha thjesht me fat”-tregoi i moshuari.