I gjithë trupi i tij lëngonte, shikoni mrekullinë që ndodhi me 4 vjeçarin nga Kosova

 I gjithë trupi i tij lëngonte, shikoni mrekullinë që ndodhi me 4 vjeçarin nga Kosova

Kur historia e Ajanit u përcoll nga “Shqiptarët për Shqiptarët” pak javë më parë, pamjet e vogëlushit 4 vjeçar s’mund të përshkruheshin me fjalë.

I prekur nga një çrregullim shumë i rrallë që sulmon lëkurën e qelizat e mukozës, 4 vjeçari nga Kosova dergjej në spital në gjendje kritike. Prindërit e tij po i humbnin shpresat. Kush mund ta marrë me mend dhimbjen që ata kanë provuar, pamundësinë për të bërë diçka për djalin…

Por pas thirrjes së tyre për ndihmë, shqiptarët treguan sërish shpirtin e tyre bamirës, dhanë diçka nga vetja, me shpresën për të shpëtuar një jetë.

E sot mund të themi me plot gojën, se jeta e këtij vogëlushi, që deri dje ishte në një gjendje të dëshpëruar, tashmë është e shpëtuar.

Një mrekulli e vërtetë, të cilën e shpjegojnë më së miri këto pamjet të mëposhtme