Një takim pas 22 vitesh në lot e emocione, Idriz Makolli takon sërish gjeneralin Wesley Clark

 Një takim pas 22 vitesh në lot e emocione, Idriz Makolli takon sërish gjeneralin Wesley Clark

Ishte qershori i vitit 1999 kur ish gjenerali i NATO-s që udhëhoqi bombardimet ndaj focave ushtarake e policore serbe, do të hynte në Prishtinën e çliruar. Mijëra shqiptarë të lumtur iu afruan ushtarëve dhe një foto mes gjeneralit Wesley Clark e një kosovari (Idriz Makolli), do të bënte xhiron e botës.

22 vjet kanë kaluar nga ajo kohë dhe Welsey Clark ka mbërritur sërish në Kosovë këto ditë. Pas takimeve me disa prej drejtuesve të lartë të politikës në Kosovë, ish- gjeneralin e ka pritur i njëjti person, Idriz Makolli (dje).

Me një bluzë ku kishte stampuar foton e shkrepur 22 vite më parë, Clark e Makolli janë përqafuar. Madje ish gjenerali është përlotur kur e ka parë, duke shtuar se fotoja në fjalë ishte një moment, që i tregoi botës vlerën e asaj që bëri NATO për Kosovën.

Shikoni pamjet e publikuara nga tv Tema: