“Njëri bërtiste për ndihmë, tjetri po mbytej” Rasti i pazakontë, qeni i shpëton jetën dy burrave

 “Njëri bërtiste për ndihmë, tjetri po mbytej” Rasti i pazakontë, qeni i shpëton jetën dy burrave

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua një ditë më parë në Britani, atje ku një qen u bë shkas për shpëtimin e dy jetëve.

Një çift bashkëshortësh ishin zgjuar nga gjumi prej qenit të tyre, Blinkut, i cili nuk pushonte së lehuri. Me të dalë nga banesa, qeni i dërgon drejt një moli aty pranë. Burrë e grua, shohin se në ujë kishte dy burra që po mbyteshin, ndërsa temperaturat ishin nën zero.

“Kur shkuam atje, gjendja ishte alarmante. Njëri prej burrave po bërtiste për ndihmë, ishte i ndërgjegjshëm. Ai ishte më i shqetësuar për mikun e tij i cili ishte në gjendje të keqe, nuk reagonte, po mbytej” -tregoi gruaja.

Burrë e grua, të asistuar më tutje nga një punëtor (roje) arritën të nxjerrin nga uji të dy burrat. Siç u mësua më vonë, burri i cili kishte humbur ndjenjat kishte rrëshkitur dhe ishte përplasur me kokë, më tutje për të rënë në ujë. Në tentativë për ta shpëtuar, ishte hedhur miku i tij, i cili nuk kishte arritur ta nxirrte nga uji.

“Jam krenar për time shoqe, ta shihja teksa ajo ndihmonte një burrë në rrezik për ta nxjerë nga uji, ishte diçka e mrekullueshme. Jam krenar për qenin, pa të me siguri nuk do të mund të ndihmonim”-tha burri.