Njeriu më i pasur në historinë e njerëzimit dhe udhëtimi i tij në Mekë

 Njeriu më i pasur në historinë e njerëzimit dhe udhëtimi i tij në Mekë

Në botë sot ka miliardërë si Jeff Bezos apo Elon Musk, pasuria e të cilëve i kalon qindra miliardë dollarë… por në historinë e njerëzit ka një emër, që me gjasë mban titullin e njeriut më të pasur.

Mansa Musa quhet dhe ka lindur në vitin 1280. Musa ishte sundimtar i Afrikës perëndimore (Mali) në shekullin e XIV dhe besohet të jetë njeriu më i pasur në të gjithë historinë e njerëzimit.

BBC i ka kushtuar një artikull kësaj figure historike dhe më saktësisht të dhënave për pasurinë e tij të pafundme. Si sundimtar i madh, ky njeri kishte nën pushtet thuajse të gjitha tokat në Afrikë ku gjendej ar dhe kripë. Sipas Muezut Britanik, gjysma e arit në botë në atë kohë, i përkiste pikërisht Mansa Musa-s.

Perandoria e Musa

“Si sundimtar, Mansa Musa kishte qasje pothuajse të pakufizuar në burimin më të vlerësuar të pasurisë në botën mesjetare”, tha për BBC, Kathleen Bickford Berzock, e cila është e specializuar në artin afrikan në Muzeun e Artit të Bllokut në Universitetin Northëestern.

“Qendrat kryesore tregtare që tregtonin ar dhe mallra të tjerë ishin gjithashtu në territorin e tij, dhe ai fitoi pasuri nga kjo tregti”, shoi ajo.

Mansa Musa ishte musliman i devotshëm dhe kur shkoi në Mekë për pelegrinazh, me vete mori 60 mijë persona. Historianët e kohës e cilësojnë këtë pelegrinazh si një ‘qytet’ që po lëvizte në mes të shkretëtirës… dhe për më tepër një ‘qytet’ prej ari.

Kur Mansa Musa mbërriti në Kajro, dhuroi sasi të mëdha të arit.

Si një mbret me pasuri të jashtëzakonshme, Mansa Musa ishte dhe një njeri i arsimuar dhe arriti të ngrejë në tokat e tij disa shkolla të mendimit e shkencës. Mansa Musa ndërtoi shkolla, biblioteka e xhami dhe Timbuktu u bë një nga vendet me më shumë shkolla në atë kohë, plot 80 të tilla.

Pelegrinazhi i Mansa Musa drejt Mekes

Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga BBC