Njohu të birin e përfshirë në vjedhje, nëna e çon vetë djalin 18 vjeçar në polici

 Njohu të birin e përfshirë në vjedhje, nëna e çon vetë djalin 18 vjeçar në polici

I biri i tij kishte dalë në media. Ishte i maskuar, dhe kamerat e sigurisë në një stacion treni e kishin fiksuar mirë. Kur nëna e tij e pa në televizion lajmin, e njohu lehtësisht keqbërësin. Ishte i biri i saj 18 vjeçar.

18 vjeçari ishte pajisur me një armë lodër dhe i kishte vjedhur një punëtori të trenit. Pas marrjes së 100 dollarëve, i riu kishte tentuar arratisjen, ndërsa armën me saçme e kishte hedhur në kosh.

I riu kishte kujtuar se do t’ja hidhte, pa e ditur se kur të shkonte në shtëpi, e priste e ëma. Kjo e fundit e ‘tërhoqi zvarrë’ të birin dhe e dorëzoi menjëherë në polici.

Siç u tha në median amerikane, avokati mbrojtës i të riut deklaroi se ky i fundit kishte vjedhur pasi ishte i uritur dhe kërkonte të blinte ushqim. Por gjykatësi nuk e pranoi argumentin duke thënë se edhe pse mund të ketë qenë i uritur ndonjëherë në rininë e tij, nuk do t’i shkonte ndërmend të vidhte.

I riu vijon me gjyqin dhe seanca e radhës do të jetë në fillim të muajit mars. I riu nuk kishte patur asnjë rekord kriminal në jetën e tij.