Nuk gjeti punë pas diplomimit, krijoi vetë biznesin! Historia e një gruaje nga Kosova
Jehona përfundoi shkollimin për menaxhim dhe teknologji. Dëshirë kishte të gjente një punë si mësimdhënëse, por pavarësisht përpjekjeve të saj, s’mundi dot.
Përballë pasigurisë që ofronte e ardhmja e saj, Jehona nuk u dorëzua dhe nisi një biznes familjar në bletari. Ajo jeton në Deçan dhe prej disa vitesh tashmë, është kthyer në një eksperte të bletarisë. Puna nisi e mbulonte konsumin familjar, por tashmë Jehona e shet produktin e vet.
Sot ajo u bën thirrje edhe grave të tjera pa punë, që ta shqyrtojnë bletarinë si mundësi fitimprurëse për familjet e tyre.
Më poshtë po sjellim rrëfimin e Jehonës, dhënë në një intervistë për REL