Nuk ha bukë me të shoqen për t’i ruajtur për vajzën 3 vjeçe, rrëfimi prekës i një babai

 Nuk ha bukë me të shoqen për t’i ruajtur për vajzën 3 vjeçe, rrëfimi prekës i një babai

Këtë të mërkurë Rusia deklaroi se e ka marrë nën kontroll qytetin e Kherson-it, në jug të Ukrainës… edhe pse kryebashkiaku i qytrtit port deklaron se kjo është një gënjeshtër.

Por fakti është se në rrugët e qytetit sheh tanke e mjete të rënda ruse. Njëlloj siç tregoi një banor i qytetit për BBC-në. Qytetari i identifikuar si Husein, i tha BBC-së se kur doli në ballkonin e dritares, pa një tank rus në rrugë.

Shumë ushtarë rusë kanë nisur të qëllojnë tregoi Husesin, babai i një vajze tre vjeçare. Ai i tregoi BBC-së se ka parë shumë njerëz të vrapojnë larg të shtënave, në skena me të vërtetë të frikshme.

Por përtej trupave ruse, Husein shpjegoi se problemi kryesor për njerëzit në këtë zonë të Ukrainës, është ushqimi. Tashmë lufta zgjat prej një jave dhe supermarketet e dyqanet ose janë mbyllur ose kanë fare pak ushqime.

Shqetësimi i Huseinit është shëndeti i të bijës. Ai me të shoqen mundohen të hanë fare pak ose aspak gjatë ditës, në mënyrë që ushqimet t’i ruajnë për vajzën.

Për BBC-në, Husein tregoi: “Unë nuk e di nëse kjo luftë do të vrasë njerëzit, por është e sigurt se do ta bëjë uria”