Pak kohë para se të largohej nga kjo botë, i lë 2 milionë euro vendit ku gjeti shpëtimin

 Pak kohë para se të largohej nga kjo botë, i lë 2 milionë euro vendit ku gjeti shpëtimin

Një muaj më parë ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare, por përpara se të vdiste dha për njerëzit që e shpëtuan nga persekutimi plot 2 milionë euro.

Kjo është historia e një hebreu, i cili në fund të jetës së tij vendosi të ndihmojë me sa mundej ato familje që thuajse 80 vite më parë i shpëtuan jetën atij dhe familjes.

Eric Schwam e kishte lënë në testamentin e tij dhurimin e parave për banorët e një fshati të vogël në juglindje të Francës, atje ku banorët e pritën krahëhapur në vitin e largët 1943, për t’i shpëtuar persekutimit të nazistëve.

Në atë kohë veçse një fëmijë, Eric kurrsesi nuk e kishte harruar sesi banorët e fshatit e kishin ndihmuar të fshihej dhe të jetonte i fshehur deri në përfundim të luftës. Familja e hebreut u fsheh në shkollën e fshatit dhe qëndroi në atje deri në vitin 1950. Më pas familja u rikthye në Austri.

Paratë është vendosur të përdoren për përmirësimin e sistemit arsimor në fshat si dhe për të dhënë incentiva për të rinjtë.

Le Chambon-sur-Lignon që ndodhet në një pllajë mes maleve në Francë. Në kohën e luftës banorët dhe kleri atje bënë thirrje që hebrejtë të mirpriten dhe fshihen nga pushtuesit, një gjest ky i njëjtë në shembull me atë se çfarë ndodhi në Shqipëri, ku asnjë hebre nuk u dorëzua tek nazistët.