Pamje dramatike, lumenjë e mëdhenj të Europës po thahen për shkak të motit ekstrem

 Pamje dramatike, lumenjë e mëdhenj të Europës po thahen për shkak të motit ekstrem

Lumenjtë më të mëdhenj të Europës janë pakësuar ndjeshëm për shkak të të nxehtit ekstrem, një fenomen që nuk ishte parë prej dekadash.

Lumi Loire, France

Lumenj si Loire (Francë), Po (Itali) apo Rini (Gjermani) dukshëm janë prekur nga thatësirat, duke u kthyer në përrenj në disa zona. E veç këtyre problemeve, thatësirat kanë vështirësuar ndjeshëm transportin dhe tregtinë e mallrave në Europë.

Lumi Rhin, Gjermani (WOLFGANG RATTAY/REUTERS)

Tharja e Rinit në veçanti është shqetësuese, pasi shumë anije të mëdha s’mund të kalojnë më në lumë për të furnizuar me karburante, vajra, gaz apo gjetkë. Një krizë e tillë mund të përkeqësojë ndjeshëm dhe të mbjellat dhe agrikulturën në Europë. Veçanërisht në veri të Italisë, atje ku tharja e konsiderueshme e lumit Po do të sjellë dëme në bujqësi.

Euronews ka sjellë disa foto të gjendjes së lumenjve në Europë, ndërsa Deutsche Welle një kronikë shpjeguese.

Lumi Po, Italia veriore (FLAVIO LO SCALZO/REUTERS)
Lumi Thames, Londer (HENRY NICHOLLS/REUTERS)
Lumi Danub, Hungari (AP Photo/Anna Szilagyi)
Lumi Guadiana, Spanje (SUSANA VERA/REUTERS)
Lumi Waal, Holande (PIROSCHKA VAN DE WOUW/REUTERS)