Pamje dramatike, makina vë përfund qytetarin… policia e kalimtarët i shpëtojnë jetën

 Pamje dramatike, makina vë përfund qytetarin… policia e kalimtarët i shpëtojnë jetën

Një grup qytetarësh dhe oficerësh policie, i kanë shpëtuar jetën një qytetari i cili mbeti i bllokuar poshtë një makine. I riu po drejtonte një motoçikletë në momentin kur një makinë e godet nga pas dhe e merr përfund. Me të udhëtonte dhe një vajzë, e cila fatmirësisht mundi t’i shpëtojë rrotave të automjetit.

Video u publikua nga policia lokale (në SHBA), e cila vuri në dukje se qytetarët duhet të udhëtojnë me kujdes, pasi aksidentet mund të ndodhin për një fraksion sekondi.