Pamje dramatike, momenti kur raketa godet pallatin e lartë në Kiev

 Pamje dramatike, momenti kur raketa  godet pallatin e lartë në Kiev

Në orët e paradites një godinë e lartë pranë aeroportit Zhuliany të Kievit, është qëlluar nga raketat ruse.

Fillimisht media ndërkombëtare publikoi fotot, ku dukej sesi të paktën 5 kate të sipërme të godinës ishin shkatërruar plotësisht prej goditjes së një rakete.

Por tashmë një video amatore e cila ka kapur goditjen, është përcjellë në median e huaj. Më poshtë video e publikuar, përfshi këtu dhe “The Telegraph”, ndërsa ekipet e shpëtimit janë shprehur (deri më tani) se të paktën 6 civilë kanë mbetur të plagosur prej shpërthimit.