Pamje dramatike në Sidnej, dhjetëra mijëra banorë lajmërohen të braktisin shtëpisë prej përmbytjeve

 Pamje dramatike në Sidnej, dhjetëra mijëra banorë lajmërohen të braktisin shtëpisë prej përmbytjeve

Dhjetëra mijëra banorë të Sidnejt (Australi) janë lajmëruar nga autoritetet për të braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa përmbytjet dhe reshjet masive, i kanë kthyer rrugët e qytetit në lumenj.

“Është një situatë që rrezikon jetët e njerëzve” shpjegoi Ministrja e emergjencave civile, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ekipeve të shpëtimit i është dashur të kryejë të paktën 83 operacione për të shpëtuar jetët e njerëzve të mbetur të bllokuar.

BBC ka përcjellë disa pamje nga zonat e përmbytura dhe operacionet e kryera.

Një tjetër shqetësim serioz për autoritetet është fakti se diga më e madhe në Sidnej ka filluar të nxjerrë ujë për shkak të tejmbushjes nga reshjet.