Pamje mbresëlënëse, mbi 100 mijë persona mbushin Berlinin! Protestë për ndalimin e luftës

 Pamje mbresëlënëse, mbi 100 mijë persona mbushin Berlinin! Protestë për ndalimin e luftës

(AP Photo/Markus Schreiber)

Mbi 100 mijë qytetarë gjermanë kanë dalë në sheshet e bulevardet e Berlinit.

Një masë e jashtëzakonshme njerëzish afro 3 kilometra e gjatë ka mbuluar kryeqytetin, ndërsa qytetarët protestuan paqësisht për ndalimin e luftës në Ukrainë.

Pamjet e përcjella në media e rrjete sociale, janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Kujtojmë se këtë të dielë qeveria gjermane bëri me dije se do të shtojë në buxhetin e saj të mbrojtjes një vlerë shtesë prej 100 miliardë eurosh, duke i rritur kësisoj shpenzimet për mbrojtjen në mbi 2% të GDP-së së vendit.

Ky vendim ka qenë mbase qëndrimi më domethënës i Gjermanisë, fill pas sulmit rus në Ukrainë dhe një sinjal se shumëçka do të ndryshojë në Evropë.