Pamje të pazakonta… Jeta “aliene”, gjetur poshtë akujve në ‘fundin e botës’

 Pamje të pazakonta… Jeta “aliene”, gjetur poshtë akujve në ‘fundin e botës’

Kudo ku rrotullohesh në botë gjen jetë. Duket se në disa vende, për shkak të kushteve ekstreme, jeta nuk do të gjendej… por nuk ndodh thuajse asnjëherë kështu.

Njëlloj si rasti me ‘fundin e botës’ në Polin e Veriut, atje ku temperaturat e acarta dhe akulli ‘veshin’ gjithçka.

Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e disa krijesave sfungjerore, të cilat janë gjetur në thellësitë poshtë akujve të Polit të Veriut. Ndryshe nga sfungjerët e tjerë të detit, këto specie përngjajnë si ato të filmave me alienë.

Sipas studiuesve, sfungjerët e detit kanë arritur mbijetojnë në këto kushte ekstreme, duke u ushqyer me mbetjet e specieve të zhdukura.

“Kemi gjetur një sasi masive sfungjerësh, e disa arrijnë në diametër prej 1 metri. Kjo është evidenca e parë e regjistruar, që këta sfungjerë janë ushqyer me mbetje fosile”-shpjegoi Doktoreshë Teresa Morganti, e Institutit Maks Plank në Gjermani.

Shkëncëtarët çarn akullin e më tutje vendosën kamera në ujërat e oqeanit arktik, atje ku kanë gjetur “kopështe” të tëra me këto lloje sfungjerësh. Por ku fillimisht u zbuluan këto krijesa, mbetej mister sesi kishin mundur të mbijetonin, në një vend ku nuk ka asnjë burim ushqimi.

Së fundmi, pas një sërë analizash të kryera, u zbulua se në mesatare, jeta e këtyre sfungjerëve ‘alienë’ ishte 300 vjeçare.

E me këtë zbulim interesant, shkencëtarët besojnë se poshtë akujve, mund të ketë sërish specie të tjera ‘aliene’, njëlloj si këta sfungjerë qindra-vjeçarë.

Burimi: BBC