Pamjet, 29 vjeçari shqiptar shuhet në aksident tragjik në Kretë

 Pamjet, 29 vjeçari shqiptar shuhet në aksident tragjik në Kretë

Një 29 vjeçar me origjinë nga Lezha është shuar mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Kretë të Greqisë.

Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou-Agiou (Lassithi), atje ku i riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Hetuesit ende nuk kanë zbuluar se përse shqiptari ka humbur kontrollin e automjetit, ndërsa aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 të natës, ashtu siç raporton media greke.

Media lokale saktëson se makina është përplasur me një pemë ulliri.

“Shenjat në rrugë tregojnë se me gjasë makina ka qenë duke ecur shpejt”-citon newshub.gr burime zyrtare.

Për nxjerrjen e të riut është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

I ati i të ndjerit ka përcjellë në rrjetin social lajmin e hidhëruar për ndarjen nga jeta të të birit, i cili prej vitesh punonte në Kretë.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshme të djalit tonë, Enkeled Biba”