Pamjet, zbulohet një embrion i fosilizuar dinosauri, afro 66 milionë vjeçar

 Pamjet, zbulohet një embrion i fosilizuar dinosauri, afro 66 milionë vjeçar

Një  embrion dinosauri është zbuluar së fundmi në Kinë dhe fatmirësisht për studiuesit,  embrioni në brendësi të fosilit është ruajtur në mënyrë perfekte, duke sjellë kësisoj mundësinë për të mësuar më shumë mbi këto specie.

Fosili i cili mendohet se është afro 66 milionë vjeçar, i përket një specie dinosauri oviraptorosaur (theropod), një dinosaur me pendë dhe bimëngrënës.

Shkencëtarët kanë mbetur të habitur nga kushtet perfekte të ruajtjes së embrionit, i cili ka qenë në stadet e fundit të çeljes së tij. Interesant është fakti se ky embrion i përngjason procesit të çeljes së vezëve të zogjve të sotëm.

“Është një ndër embrionët më të prezervuar që kemi gjetur ndonjëherë në histori”-tregoi studiuesi Fion Ma, i Universitetit të Birmingamit, i cili së bashku me një koleg përpiluan artikullin shkencor në revistën iScience.

Studiuesit vunë re se pozicioni i dinosaurit është i atillë që koka të qëndrojë poshtë në mënyrë që të çajë vezën me sqep, njëlloj siç ndodh me zogjtë e sotëm.

Kjo lloj specie e dinosaurit jetonte në Azi e Amerikën veriore, në periudhën e Vonë Kretare (Late Cretaceous). Madhësia e kësaj specie varionte nga më të vegjlit që kishin përmasat e një gjeli deti deri në lartësi prej 8 metrash.

Studiuesit besojnë se krijesa do të arrinte një madhësi prej 2-3 metrash. “Yingliang” siç u pagëzua nga studiuesit, besohet të ketë jetuar mes 72 deri në 66 milionë vite më parë