Pamjet dramatike nga Polonia, qindra emigrantë përplasen me ushtrinë ndërsa i ftohti po u merr jetët

 Pamjet dramatike nga Polonia, qindra emigrantë përplasen me ushtrinë ndërsa i ftohti po u merr jetët

Reuters

Një situatë me të vërtetë dramatike në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë, teksa autoritetet e kësaj të fundit kanë paralajmëruar për një përshkallëzim ‘të armatosur’ të situatës, me frikën se fqinjët bjellorusë po tentojnë të provokojnë incidente duke shtyrë jashtë vetes qindra e qindra emigrantë që kërkojnë azil në BE.

Dhjetëra trupa janë dislokuar në kufirin mes dy shteteve për të ruajtur kufirin, teksa emigrantët tentojnë dëshpërimisht të çajnë murin me tela me gjemba për të hyrë në shtetet e BE-së, e posaçërisht Gjermaninë.

Polonia thotë se Bjellorusia po e orkestron këtë krizë në kufirin në Kuznica, por lideri i shtetit bjellorus e ka mohuar një akuzë të tillë.

Gjatë javëve të fundit ka patur një numër të lartë të emigrantëve, të ardhur nga Azia e Lindja e Mesme. Shumë prej tyre kanë humbur jetën, teksa temperaturat atje bien nën zero.

BBC njofton se zëdhënësi i qeverisë polake shpjegoi për median se afro 4 mijë emigrantë ishin mbledhur pranë kufirit lindor të Polonisë dhe se është e pritshme që në një moment të ketë “përshkallëzim të situarës i cili mund të jetë i armatosur për nga natyra”.

Ndërkohë në televizionet polake thuhej se shumë emigrantë apo azilantë ishin sjellë në Kuznica nga njerëz të armatosur dhe që mbanin qenë.

Burimi: BBC/ përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info