“Më ngacmonin motrën” Njërit vëlla i mori jetën, tjetrin e plagosi rëndë, rrëfimi i 24 vjeçarit

 “Më ngacmonin motrën” Njërit vëlla i mori jetën, tjetrin e plagosi rëndë, rrëfimi i 24 vjeçarit

“Më ngacmonin motrën, i jepnin alkool dhe lëndë narkotike”

Kështu është shprehur Ardit Hida, i riu që i mori jetën Florenc Kovaçit dhe plagosi rëndë vëllanë e tij 19 vjeçar, Mikelin.

Gjykata e Elbasanit e la në burg 24 vjeçarin, ndërsa ky i fundit në sallën e gjyqit u shpreh se dy vëllezërit e kishin ngacmuar motrën e tij të mitur.

“I jepnin alkol dhe lëndë narkotike. Në momentin që i takova më ofenfuan rëndë, u kërkova të mos kishin kontakte me motrën time,” tha 24 vjeçari.

Autori i krimit

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes. Një sherr mes të rinjve përfundoi shpejt në përdorimin e armëve të ftohta.

Reagimi i fortë i nënës së viktimës: Autori të kalbet në burg, motra e tij një…

Florenci, viktima

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, nëna e viktimës u shpreh se kërkon drejtësi për të birin e vrarë. Në kushte të rënduara, ajo tha se do të bëjë vetëgjyqësi, ndërsa përdori fjalë të rënda në drejtim të vajzës, motrës së autorit që i mori jetën të birit 28 vjeçar.

“Një ngjarje shumë e rëndë. Nuk di gjë fare, vetëm kur më sollën haberin për djalin. E kam gjetur fëmijën shtrirë, te dera e spitalit nuk foli më. Ai të kalbet brenda në burg.

Djalin nuk e kam me të meta mendore dhe asgjë fare, unë dua të drejtën e djalit. Ai të kalbet në burg, se ai gjallë nuk rri, do të jem unë shkaktare që do ta vras. Si më iku djalin im edhe ai do të shkojë te djali im. Do ta kërkoj të drejtën e djalit

Djali e dha jetën te dera e spitalit. Djali ishte goditur me thikë në zemër dhe në fytyrë. Syri ishte mbyllur fare. Këpucët ja gjeta poshtë makinës. Nuk kam fuqi të flas më. Nuk flas më. Më iku gjithë ai “dif”, zemra më digjet kur e kujtoj

“Ajo, ajo ka qenë një plehrë, një rrotë ku**e, që pinte drogë, ajo ishte e droguar… Edhe këtu ka ardhur atë ditë në lagje që po qanim djalin, vetëm se mos e takofsha. Do të marr një kg benzinë dhe do ta djeg, nuk e lë gjallë atë. Si iku djali im do të ikë edhe ajo”.

Mikeli, i plagosuri rende

Intervista e vajzës, “molla e sherrit” mes të rinjve në Elbasan

Motra e autorit 24 vjeçar dha një intervistë për abc, nga ku u shpreh për variantin e saj të fakteve e ngjarjeve.

Intervista e plotë:

“Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovacin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovaci kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike”

– Kur thoni lëndë narkotike, çfarë substancash keni përdorur?

“Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.”

– Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?

“Tek kjo pjesa skam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.”

– Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?

“Po , familja ime po”

-Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?

“As vetë nuk e di. As vetë.”

– Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?

“Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar”

– Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?

“E di. Nuk do ndodhte”

“ Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë.”

“Jam e vetëdijshme!”

– Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?

“Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjehstë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shpi dhe me gocat e lagjes. Shpi shkolle. Tani nuk po shkoj më në shkollë”

– Pse nuk po shkon?

“Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjendje të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. Edhe ku dilja e ku rrija.”