Pamjet e një vorbulle të mistershme bëhen virale në rrjet

 Pamjet e një vorbulle të mistershme bëhen virale në rrjet

Një vorbull e mistershme u fotografua me dron në brigjet e Skocisë, duke lënë të habitur mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Fotot e realizuara më 31 tetor u bënë nga Paul Yong, i cili i publikoi në rrjetin social për të mësuar vetë se çfarë është konkretisht vorbulla.

“E postova në rrjet për të parë nëse dikush e dinte se çfarë ishte. Shumë njerëz thonin se mund të ishte thjesht një rrymë detare, një tubacion i madh i çarë e shumë të tjera”-tregoi fotografi.

Në lidhje me pamjet e fotot, reagoi dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në Skoci, duke shpjeguar se fenomeni ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura, e miksimit të ujit të shiut me ujërat e ndotura që hidhen në atë zonë të detit.