Pamjet, Gjermania goditet nga tornado e moti i keq, autoritetet: Dhjetëra qytetarë u lënduan

 Pamjet, Gjermania goditet nga tornado e moti i keq, autoritetet: Dhjetëra qytetarë u lënduan

(Lino Mirgeler/dpa via AP)

Një tornado i fuqishëm goditi mbrëmjen e djeshme Paderbornin në Gjermaninë Perëndimore, duke lënë të plagosur disa dhjetëra persona e duke sjellë dëme masive.

Meteorologët kishin paralajmëruar për reshje masive shiu dhe breshëri duke saktësuar se erërat do të kapnin një shpejtësi prej 130 km/h. Stuhitë e forta sollën dëme serioze që ditën e enjte në Gjermani, duke sjellë kaos në trafik apo dëme tek pemët e çatitë e shtëpive.

Siç raportoi Associated Press, autoritetet gjermane në Paderborn konfirmuan se 43 persona u lënduan dhe 10 prej tyre kanë marrë lëndime serioze. Si pasojë e motit të keq, një grua është lënduar seriozisht dhe rrezikon jetën.

Dëme pati edhe në Lippstadt. Një kishë atje u shkul nga era e fortë dhe mbi 100 vetë mbetën të bllokuar në një ndërtesë pasi pemët ranë dhe bllokuan daljen prej aty.

Në Bavari po ashtu pati raportime për dëme. Të paktën 14 persona u lënduan në momentin kur streha ku ata po qëndronin kolapsoi gjatë stuhisë. Mes të lënduarve kishte disa fëmijë dhe një grua 37 vjeçare e cila u nis me helikopter drejt spitalit pasi kishte marrë lëndime serioze.

(Më poshtë një video e postuar nga BBC)

Associated Press solli disa foto të shkrepura pas dëmeve të shumta, të cilat i gjeni KETU