Pamjet nga Korça, banesa e të moshuarit mbështillet nga flakët, ndërron jetë 65 vjeçari

 Pamjet nga Korça, banesa e të moshuarit mbështillet nga flakët, ndërron jetë 65 vjeçari

Një burrë 65 vjeçar ka ndërruar jetë këtë pasdite në Korçë, pasi banesa e tij në zonën e “Çezmës së Amzës” u përfshi nga flakët.

Brenda banesës kanë qenë 4 persona, përfshi dhe të ndjerin me inicialet V.D. 65 vjeçari nuk ka arritur të dalë nga banesa, ndërsa tre familjarët e tij janë dërguar në spitalin e qytetit.Këta të fundit kanë mundur të dalin prej flakëve e tymit.

Zkarrfikësja ndërkohë ka neutralizuar tashmë flakët. Kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa familje ndodhej në kushte të vëshira ekonomike.