Pamjet, rënia e nivelit të ujit në Fierzë nxjerr në pah rrënojat e Kukësit të vjetër

 Pamjet, rënia e nivelit të ujit në Fierzë nxjerr në pah rrënojat e Kukësit të vjetër

Rrënojat e Kukësit të vjetër kanë dalë mbi sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Për shkak të reshjeve të pakta përgjatë këtyre javëve, niveli i ujit atje ka rënë ndjeshëm, në kuotën 257 m, ndërsa pika fundore ose ‘pika e vdekjes’ është afro 240 metër.

Në liqen kanë nisur të shfaqen rrënojat e disa godinave që dikur shërbenin si ndërmarrje shtetërore, copëza ndërtesash por edhe ura pranë Kullës së Lumes, që lidhte dikur Kukësin me Prizrenin.

Pika optimale e Fierzës është 271 metër, ndërsa ajo maksimale, kur reshjet janë të bollshme, shkon në 296 metër.

Pamjet u përcollën nga abcnews