Një aksident, 18 të plagosur… zbulohet shkaku i përplasjes, që lëndoi fëmijë e gra shtatzëna

 Një aksident, 18 të plagosur… zbulohet shkaku i përplasjes, që lëndoi fëmijë e gra shtatzëna

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në mes të katër veturave, ku për pasojë mbetën të lënduar 18 persona. Ngjarja ndodhi në Klinë të Kosovës, ndërsa në mesin e të lënduarve kishte fëmijë e dy gra shtatzënë.

Fatmirësisht siç njoftoi në mbrëmje spitali, asnjë prej të lënduarve nuk rrezikon jetën. Këtë të hënë autoritetet kanë përcjellë një njoftim, teksa shpjegojnë sesi ka ndodhur aksidenti.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Grabanicë, Klinë , 20.03.2022-19:00. Ka ndodhur  një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër (4) vetura.

Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën,  nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme.  Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar.