Pamjet, rrugët e Tiranës të “boshatisura” këtë 1 janar

 Pamjet, rrugët e Tiranës të “boshatisura” këtë 1 janar

Ndryshe nga çdo ditë e zakonshme, 1 janari 2022 e gjen kryeqytetin të ‘heshtur’, pa zhurmën e kudondodhur të makinave dhe me fare pak qytetarë që kanë zgjedhur të dalin në rrugët e Tiranës.

Ata që e kishin nisur punën herët këtë 1 janar, ishin punonjësit që po pastronin kryeqytetin nga mbetjet e papastërtitë e bëra natën e ndërrimit të viteve.

Shumica dërrmuese e bizneseve e dyqaneve kanë qenë të mbyllura, me përjashtim të disa kafeneve. Report tv ka përcjellë disa pamje, të cilat i gjeni më poshtë.