Dy fëmijët që lindën në Shqipëri, fill pas ndërrimit të viteve

 Dy fëmijët që lindën në Shqipëri, fill pas ndërrimit të viteve

Dy foshnjet e para për vitin 2022 në Shqipëri janë djem. Fotot e Akidit dhe Aidenit i ka përcjellë Ministrja e Shëndetësisë, duke saktësuar se i pari erdhi në jetë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në orën 12:00.

Ndërkohë në maternitetin Koço Gliozheni, po në Tiranë, erdhi në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve foshnja tjetër.

Të dy vogëlushët gëzojnë shëndet të plotë.

“Mirë se erdhe AKID

Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve.

Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”-njoftoi Ministrja e Shëndetësisë në rrjetin social.