Prekëse, gruaja lë foshnjen e saj dhe hidhet në ujë për të shpëtuar familjen që po mbytej

 Prekëse, gruaja lë foshnjen e saj dhe hidhet në ujë për të shpëtuar familjen që po mbytej

20 vite më parë, Roza Kouri kishte kryer një kurs të thjeshtë për të mësuar sesi të japë ndihmë të shpejtë në rast të një emergjence shëndetësore.

Kurrë nuk e kishte menduar se njohuri të tilla do t’i hynin në punë, derisa një ditë teksa po qëndronte me familjen në një liqen, dëgjoi thirrjet për ndihmë të një burri.

Kur Roza shkoi pranë burrit, pa se ai po tentonte të mbante dëshpërimisht sipër ujit, të shoqen dhe djalin e vogël. Roza i la të ëmës së moshuar vajzën e saj, vetëm 4 muajshe dhe u hodh në ujë.

Pa menduar gjatë, ajo notoi drejt familjes për t’i ndihmuar.

“Më kujtohet se u mundova të kap kë të mundem, mu kujtua ajo kohë kur kisha bërë kursin… u mundova t’i tërheq jashtë ujit”-kujton Roza.

Qëllimi i Rozës ishte që të ndihmonte çiftin e bashkëshortëve të arrinin pranë bregut, në mënyrë që ata të mund të qëndronin në këmbë. Pavarësisht se Roza ruajti qetësinë, s’mund të lëvizte dot burrin, gruan e fëmijën e tyre, e vetme. Nisi të thërrasë për ndihmë, ndërkohë që metra më tutje në breg, ishte krijuar një zinxhir me njerëz që po mbaheshin duar më duar, për të ndihmuar familjen që po mbytej.

“Mbeta e mrekulluar teksa disa gra në breg po më jepnin zemër. Ishte bërë një zinxhir njerëzore dhe arritëm t’i nxjerrim jashtë familjarët. Kur dolëm në breg menjëherë nisëm të shohim gjendjen e tyre”-kujton gruaja.

Fatmirësisht çifti së bashku me fëmijën e tyre ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ata e falenderuan Rozën, e cila duke mos u menduar dy herë u hodh në ujë për t’i shpëtuar.