Pamjet, si duket Karaburuni pas mëse 15 ditësh në flakë! Zjarret dogjën sipërfare prej 4800 hektarësh

 Pamjet, si duket Karaburuni pas mëse 15 ditësh në flakë! Zjarret dogjën sipërfare prej 4800 hektarësh

Përgjatë më shumë se gjysmës së muajit gusht, në Gadishullin e Karaburunit shihje flakë. Dëmët kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa puna për të shuar vatrat e zjarrit mjaft e vështirë, si pasojë e terrenit.

E tashmë që Karaburuni është i ‘qetë’, autoritetet kanë shkuar për të vlerësuar dëmin. Rezulton se zjarret kanë shkrumbuar afro 4800 hektarë me pyje e shkurre.

Në karaburun syri nuk rrok më vetëm jeshilen e bimësisë e pemëve, por edhe “njollat” që la pas zjarri.

Nexhip Hysolakoj tha në një prononcim për median se ka qenë që nga dita e parë në zonë dhe se ishte një prej zjarreve më ‘tinëzar’ që ka parë ndonjëherë.

“Në të gjithë eksperiencën time ka qenë një ndër zjarret më të vështirë, por jo vetëm në time por edhe të të gjithë kolegëve të tjerë që kanë më shumë eksperiencë. Ishte një zjarr i pabesë që lindte ndonjëherë papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Janë djegur afro 4800 hektarë, sipërfaqe kullote e shkurre. Shpresojmë që vitin që vjen me rritjen e vegjetacionit, të shohim dëmin dhe nëpër pyje.”-tha ai.