“A kam fëmijë unë?” Video prekëse, shikoni kujdesin e këtij djali për nënën e prekur nga demenca

 “A kam fëmijë unë?” Video prekëse, shikoni kujdesin e këtij djali për nënën e prekur nga demenca

Një video më të vërtetë prekëse është përcjellë në median e huaj, teksa një grua e moshuar, e prekur nga demenca, komunikon me të birin. Ajo nuk e di që përballë ka djalin e tij, teksa ky i fundit me qetësi i shpjegon se është djali i saj.

“Edhe pse ti ndihesh e shpërqendruar, unë e di se kush je ti… ti je nëna ime. Je 92 vjeçe dhe vuan nga demenca nënë. Unë jam yt bir dhe kujdesem për ty nënë. Ka ditë që ti kujton plot gjëra dhe ka ditë që harron.“-i tregon djali nënës.

“A kam fëmijë të tjerë unë?”-e pyet e moshuara, ndërsa djali i tregon se ka një familje të madhe, plot 6 fëmijë.

Më tutje e moshuara pyet të birin a është gjallë i shoqi, ndërsa i biri, po sërish me qetësi, i shpjegon

“Yt shoq ka ndërruar jetë 20 vite më parë. Pësoi një atak kardiak. Ti dhe babai keni patur një martesë të mrekullueshme, ishit të martuar 49 vite. Ti bëje gjithçka për fëmijët e tu, ndërsa unë prej 4 vitesh kam ardhur në shtëpinë tënde për t’u kujdesur. Fëmijët e tu të tjerë vijnë shpesh ndërsa unë qëndroj këtu me ty”

E teksa i biri po i shpjegonte, e moshuara i thotë këto fjalë që të përlotin.

“Të falenderoj që jep kohën tënde për t’u kujdesur për mua. Zoti të bekoftë që je këtu, Zoti të bekoftë me shëndet e mirësi”– i thotë nëna të birit.

Kjo është video

Demenca është një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar rënien e dukshme të aftësisë për të kujtuar, arsyetuar apo për të përdorur të tjera aftësi të mendjes.