Pamjet video, delfinët largojnë peshkaqenin që po notonte pranë notarit

 Pamjet video, delfinët largojnë peshkaqenin që po notonte pranë notarit

Një rast i rrallë është regjistruar në kamera, teksa një notar nga Britania po kryente një sfidë në ujërat e Zelandës së re. Gjatë notit në oqean për të arritur sfidën prej 16 miljesh, pak metra larg notarit vjen një peshkaqen, afro 2 metra i gjatë. Peshkaqeni zhytet poshtë notarit, ndërsa ai tregoi:

“Pashë poshtë dhe pikasa peshkaqenin i cili ishte fare pak metra poshtë meje. U mundova të mos më zërë paniku”

Për habinë e notarit, pak momente më vonë, një grup me delfinë iu afrua burrit dhe nisi të rrotullohet rreth tij. Pasi grupi i delfinëve iu afrua e nisi të notojë rreth e përqark notarit, peshkaqeni u largua.

Notari, i quajtur Adam Ualker, u shpreh se falë delfinëve, rreziku i ndonjë sulmi të peshkaqenit u neutralizua.

“Unë nuk mund të them se delfinët erdhën për të më ndihmuar mua, unë e delfinët nuk komunikojmë dot. Ama mund të them se kur delfinët erdhën, peshkaqeni u largua dhe nuk e pashë më. Delfinët qëndruan me mua për afro 50 minuta dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”-tregoi notari.