Krujë, një sherr banal për disa pemë bëhet shkas për vrasjen e një 55 vjeçari

 Krujë, një sherr banal për disa pemë bëhet shkas për vrasjen e një 55 vjeçari

Një 55 vjeçar ka mbetur mbetur i plagosur rëndë këtë mëngjes në fshatin Zgërdhesh të Krujës, fill pas një konflikti për motive banale që ka patur me një tjetër shtetas. Ky i fundit, i identifikuar nga autoritetet me inicialet K.Q, e ka qëlluar 55 vjeçarin me armë automatike e më tutje është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sherri ka nisur për një sipërfaqe me pemë dhe ka degjeneruar në përdorimin e armës. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë, i plagosuri ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.”-njoftoi policia.